Një magazinë druri që përdorej për ruajtjen e materialeve të peshkimit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Zvërnec të Vlorës, pranë Lagunës së Nartës.

Zjarri ka rënë pranë dalanit të parë, aty ku kanali i lagunës lidhet me detin. Flakët rrezikuan të përhapeshin edhe në pyllin me pisha që ndodhet pranë godinës, por ndërhyrja e zjarrfikësve të Vlorës bëri të mundur neutralizimin e tyre.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas zjarrfikësve, paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.