Një situatë e pazakontë është regjistruar në një takim që ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar me  banorët e Pukës deh Fushë Arrëzit. Një prej banorëve i ka kërkuar leje Berishës, që ta autorizonte që të vriste kryeministrin Edi Rama. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i vetë Berishës i cili buzëqeshi, teksa po ashtu edhe turma nisi ta duartrokiste.

“Sali Berishën e kam dajë, Puka është vendi më i varfët i Shqipërisë, që nuk ka asnjë ardhje prek kërkujt, prej këtyre horrave që janë në pushtet. Në Pukë, kanë ikur të gjithë, këto që kanë ikur kanë ndenjur në Pazar me duar në xhepa. Me ba me mu dhënë rasti, i bie Edi Ramës në plumb të ballit, se del e rren, i ka siguruar stërmbesa duke vjedhur, po pse thotë që qytetarët e Shqipërisë janë të mbrojtur. Pas Zotin më autorizo mu, dhe i jap plumb balli”, tha ajo.

"Votën e kemi plumb ne", iu përgjigj Berisha. 

Më pas një e moshuar tjetër mori fjalën, gjithashtu duke i uruar vdekjen kryeministrit, por këtë radhë duke shpresuar të jetë Zoti ai që ia sjell.

“Ishalla bën ndryshime tash e mbrapa, ishalla e ha dreqi e shkon e then qafën vetë ky, pa i mbetë kujt në dorë.

Për Zotin, ishalla Zoti e shtyn e ia then qafën”- tha zonja, duke krijuar zhurmë, të qeshura, e duartrokitje.


Lajmi kryesor:

Lobimi rus/ Berisha: Basha mori 600 mijë euro, por i mbajti për vete, s'i ndau me asnjë nga PD