Zyrtarët e Pentagonit thonë se ata nuk kanë informacion që mund të konfirmojë njoftimet se udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi ka vdekur.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani njoftoi të martën se ka informacion që konfirmon vdekjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik.

"Sot mësuam lajmin por nuk e dime se kur apo si ka vdekur ai", i tha AFP-së drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman.

(d.b/Shqiptarja.com)