TIRANE - Edhe tre muaj të tjerë hetimi për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani, ndaj të cilit prokuroria ka konfirmuar se nuk po hetohet vetëm për abuzimet ligjore që sollën skandalin e vjedhjes së thesarit të bankës, por edhe për disa tendera të kryera me prokurim të drejtpërdrejtë. Në njësinë hetimore Task-Forcë, për të hedhur dritë mbi këto tendera është marë në pyetje drejtori Juridik i BSH, Altin Naqe, i cili ka dhënë shpjegime para prokurorëve për mënyrën e kryerjes së prokurimit të blerjes së hotel Dajti, dhe lidhjes së disa kontratave qëraje që BSH ka kryer me subjekte private.

Naqe ka treguar para hetuesve se për këto ka qënë komisioni i prokurimit ai që ka vendosur, ndërsa vetë ai ka shërbyer si personi vëzhgues i dokumentacionit, por nuk ka pasur vendimarje. Nisur nga kjo dëshmi, njësia hetimore pritet që në ditët në vijim të marrë në pyetje dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës si dhe vetë ish-guvernatorin Fullani,i cili momentalisht ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpi”. Drejtori Juridik Ilir Naqe, nuk është hera e parë që paraqitet në prokurorinë e Tiranës,pasi në herët e tjera ai është parë të sjellë dokumenta të BSH, për llogari të njësisë Task-Forcë.