Abuzime me fondet e BE, Le Pen
refuzon policinë dhe gjykatësit

Abuzime me fondet e BE, Le Pen<br />refuzon policinë dhe gjykatësit
Kandidatja për presidente të Francës, Marine Le Pen sfidon gjykatësit pasi ajo akuzohet se ka abuzuar me fondet e BE.

Kreu i Frontit Nacional Le Pen, ishte thirrur për t'u marrë në pyetje, por ajo refuzon të shkojë.

Në letrën dërguar gjykatësve Le Pen deklaron se nuk do t’i nënshtrohet asnjë interviste të policisë apo gjykatësve .

Të paktën ky vendim do të jetë në fuqi deri në përfundim të zgjedhjeve që do të mbahen në qershor.

E përditshmja 'Le Monde' shkruan se Le Pen do të paraqitej të njëjtën ditë kur do të dëgjoheshin edhe shefi i saj i kabinetit dhe bashkëpunëtorja e saj Griset, e cila po ashtu është akuzuar për abuzime .

Por ndërkohë ndaj Le Pen shfaqen akuza të reja, nga bashkëkombasi i saj Moscovici. 

Komisioneri në BE për Cështje ekonomike dhe Monetare gjatë një interviste për Le Monde shprehet se Le Pen po përpiqet ta vrasë Europën dhe jo ta kurojë atë, duke e konsideruar një akt të tillë një krim politik.

Marine Le Pen është e vetmja kandidate për kreun e Champ Elysee e cila përkrah idenë se euros dhe BE i ka ardhur fundi. Sipas analizave  ky është një gabim i madh një mashtrim i paparë politik, i cili në fund të fundit do të dëmtonte vetë Francën. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë