Abuzimet 30 vjeçare me energjinë dhe naftën duhet t’i zgjidhë SPAK

Abuzimet 30 vjeçare me energjinë dhe naftën duhet t’i zgjidhë SPAK

Shkëlzen Berisha dhe Lulzim Basha

Në dy superdosjet e mëdha të gazetarisë investigative botërore “Panama Papers” apo “Pandora Papers”, kur është folur për Shqipërinë, kanë dalë në skenë subjekte apo edhe kompani që kishin të bënin me sektorin me xhiro më të madhe në vend që është energjia dhe hidrokarburet.

Në gjithë këto vite, skandalet apo buja më e madhe që është bërë në çështjet e rënda për çështje të korrupsionit apo abuzimit me pushtetin në mes është energjia dhe abuzimet.

Sot, në dritën e një krize botërore, ku natyrisht edhe Shqipëria është e përfshirë, kur qeveria ka vendosur të ashtuquajturën gjendje të jashtëzakonshme në sector, Lulzim Basha nuk vonoi dhe doli në një konferencë shtypi për tu përballur me përmbajtje me qeverinë.

Konferenca e sotme e Bashës, duhet thënë që prodhoi lajm, pikërisht sepse ishte përgatitur me kujdes dhe realisht ja doli të ketë një duel të fortë për çështjen në fjalë me qeverinë. Një zhvillim që është fiks detyra dhe puna e një opozite. Tjetër gjë është se a janë të drejtë argumentet e qeverisë apo të Lulzim Bashës.

Hapja e një debate publik për këtë çështje nga ekspertë e njohës të fushës, nuk është veçse frytëdhënëse. Një mundësi që e kanalizon diskutimin në argumentet e faktet e gjendjes më emergjente. Që vendit apo edhe opinionit publik i jep një mundësi të mirë për të kuptuar.

Megjithatë, ka një kleçkë në këtë mes, që nuk mund të zgjidhet nëse nuk hyn në lojë “faktori i tretë” që është drejtësia.

Këto ditë janë risjellë në vëmendjen e opinionit publik, skandale e dosje të bujshme që duket se kanë humbur në sirtaret e historisë, si interkonjeksioni, Armo, privatizimi i Albetrolit, apo edhe çështje të tjera që vijnë si rrjedhojë e tyre.

Privatizimi i OSSH-së tek CEZ, çështja CEZ-DIA, videoja e famshme Meta-Prifti që fliste për licensat e operatorëve të energjisë, mënyra se si është vepruar për hidrocentralet, apo edhe çështja Bechetti, e cila në radhë të parë ka të bëjë për energjinë, e kthehet në argument kryesor në çështjen aktuale.

E këtu, vjen spontane nevoja që opinion publik kërkon të dijë të vërtetën zyrtare të asaj që ka ndodhur në vite me sektorin e energjisë elektrike apo të hidrokarbureve në Shqipëri.

E këtë nuk mund ta zgjidhë askush përveçse Prokurorisë Speciale kundër Krimit të Organizuar e Korripsionit-SPAK.

Mund të jetë e drejtë ajo që kolegë të kronikës kërkonin që të përshpejtohet hetimi për uniformave të policisë, apo edhe hetimi për tenderat e njësive vendore siç është dosja e bashkisë së Lushnjës që nisi pak kohë më parë.

Megjithatë, “Dosja e Energjisë” është aq e qartë, e aq e diskutuar në media, ku SPAK nuk do ta kishte vështirë ta shfletonte e të gjente veprat penale që janë kryer në vite e vite.

Gazeta TemA, ka publikuar në një mori shkrimesh dosjet që kanë të bëjnë me aferën super të rëndësishme të privatizimit të kompanisë shtetërore të shpërndarjes së energjisë OSSH në vitin 2009. Por edhe xhepat e kësaj dosje, që fshehin shumë e abuzime të mëdha me të ashtuquajturën aferë të borxheve që njihet në publik si dosja CEZ-DIA.

Madje Parlamenti i Shqipërisë, pak vite më parë ngriti një Komision Hetimor për çështjen CEZ, ku dolën fakte skandaloze, ku madje u fol se një person që ishte ndërmjetësi mes qeverisë shqiptare të drejtuar nga Sali Berisha dhe kompanisë çeke CEZ, tërhoqi brenda ditës

7 milionë euro cash nga një bankë e nivelit të dytë. Ka dyshime se një pjesë e atyre parave u përdorën për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.

Sot flitet rëndom për “masakër zgjedhore”, koncensione, apo tendera të trukuar e abuzime. Por në thelb nuk ka asnjëherë një hetim të drejtë e logjik, nëse ky hetim nuk nis nga A, por nga i apo H. Sepse kur nis nga fillimi, atëherë është shumë më e thjeshtë që të ecet me kronologji, duke ndjekur abuzimin hap pas hapi. Por natyrisht duhen hapur dosjet e mëdha.

Parlamenti shqiptar mori një vendim për rastin e dosjes së privatizimit të CEZ, e dorëzoi në Prokurori, e ajo dosje është sot gati. Përse nuk e hap SPAK, duke e nisur natyrisht hetimin në mënyrën e logjikën e saj, por të marrë argumentet e Parlamentit si indicje.

Aq më shumë se mjaft aktorë të thirrur nga Parlamenti atëherë nuk pranuan të dëshmojnë, duke sfiduar kështu një Komision Hetimor që vepron sipas Kodit të Procedurës Penale. Gjysmën e dosjes e ka gati…TemA

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 16/10/2021 10:19

    Duke besuar ne autoritetin tuaj si media serioze, shfrytezoj rastin t'ju shpreh shqetesimin dhe bindjen time se, tenderimet dhe prokurimet jane bere mjeti me inkriminues i administrates shteterore. Me nje urdher te brendshem te titullarit te institucionit, ngrihen cdo fillim viti kalendarik komisionet e tenderimit dhe ne te shumten e rasteve detyrohen me dhune verbale qe te shpallin fitues ate qe do titullari dhe kur behen kontrolle te procedurave, keta anetare te komisioneve shkojne para drejtesise. Pa thene se edhe jane te paafte ne kete fushe. Ato nuk jane punesuar per te bere keto pune por jane specialiste ne sektoret e tyre dhe per pasoje edhe mund te gabojne. Duhet ne menyre urgjente te amendohet ligji mbi prokurimet e tenderimet dhe te kthehen ashtu sic ishin me pare, nen autoritetin e nje ministrie, me specialiste te fushes. Mjaft u moren ne qafe njerez te pafajshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja