Abuzimet, bashkia e Tiranës
Listë për çmimet e shportës

Abuzimet, bashkia e Tiranës<br />Listë për çmimet e shportës
TIRANË – Bashkia e Tiranës vendos të publikojë çmimet me shumicë dhe pakicë të mallrave të shportës dhe fruta-perimeve. Në këtë mënyrë synohet parandalimi i abuzimeve me çmimet gjtë festave në tregjet shqiptare.
Kryebashkiaku është takuar me përfaqësues të biznesit dhe tregtarëve që operojnë në qytetin e Tiranës. Basha tha se Bashkia e Tiranës nuk do të lejojë që dukuria e rritjes abusive të çmimeve që vihet re çdo vit në prag festash të fundvitit të përsëritet edhe këtë vit.
“Kurrë nuk do i lejonim vetes sonë të ktheheshim në një trupë apo institucion që dikton çmimet apo mundohet të influencojë çmimet me politika jashtë tregut. Ashtu siç ne kemi vendosur, siç edhe kemi premtuar, siç ju jeni në dijeni, sepse në një pjesë të fushatës unë kam qenë pranë jush, kam diskutuar me ju, kam marrë mendimet tuaja , nuk do të lejojmë, do të bëjmë gjithçka që abuziviteti me çmimet të mos godasë konsumatorin, të mos godasë qytetarin e Tiranës. Për këtë ka një kuadër ligjor, të cilin ne do ta zbatojmë plotësisht; për këtë ka një kuadër moral, para të cilit ne nuk do të mbyllim sytë, nëse kjo dukuri fillon të “ngrejë kokë” përsëri këtë vit”, tha Basha.

MASAT, AGJENCIA “TASK FORCE” DHE LISTA
Ai bëri të ditur “Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit së bashku me shërbime të tjera të Bashkisë, shërbimi tatimor, Policia Bashkiake etj do të veprojnë në kuadrin e një task-force.
“Për t’ju ardhur në ndihmë konsumatorëve dhe për të parandaluar abuzimin, Bashkia e Tiranës, duke nisur nga java tjetër, do të bëjë publike çmimet me shumicë dhe pakicë të mallrave të shportës dhe fruta-perimeve”, informoi kryebashkiaku.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë