TIRANË- Prokuroria e Posaçme është drejt mbylljes së hetimeve për dosjen me abuzimet me fondet e IPARD. SPAK ka nisur ditën e sotme thirrjen e personave nën hetim për t’i komunikuar zyrtarisht akuzat.
Një ndër personat që janë paraqitur pranë SPAK, është edhe Reni Ashiku, bashkë me avokaten e tij. Ashikut do t’i komunikohet akuza e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për dosjen e IPARD. Ashiku rezulton pronar i 'GoFarming R&D' dhe bashkëpronar i 'Converse Management Consulting'.
Më 17 mars, për këtë dosje është marrë në pyetje edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
Procedimi nisi pas kallëzimit të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), e cila evidentoi shkelje në administrimin e fondeve të destinuara për sektorin bujqësor në Shqipëri.
Si pasojë e rekomandimeve të OLAF, Bashkimi Evropian vendosi të ndërpresë financimin përmes programit IPARD 3, duke bllokuar qindra miliona euro që ishin planifikuar si mbështetje për fermerët shqiptarë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim...
Komente











