Pak momente pasi ka marrë detyrën e re, prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka gjetur mbi tavolinë një kallëzim penal nga ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka kallëzuar penalisht ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Shkak për këtë kallëzim mësohet të jetë bërë aksi rrugor Elbasan-Tiranë.
Kjo dosje mund të konsiderohet si testi i parë për kryeprokuroren e re në një kohë kur paraardhësi i saj është akuzuar nga mazhoranca se gjatë 5 viteve të qëndrimit në detyrë, ka fjetur mbi dosjet e korrupsionit, sa të vjetra edhe të reja. Ndërkohë, kallëzimi i ministrit Gjiknuri vjen pas një auditi të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar është konstatuar një dëm prej 54 milionë dollarësh ndaj shtetit mbi zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Përveç, Dashamir Xhikës, Ministri Gjiknuri ka dërguar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda kallëzimin penal edhe ndaj dy ish-Drejtorave të Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.
Përmes kallëzimit, kërkohet fillimi i ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar dhe persona të tjerë, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë.
Këta persona kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan. Ky fakt ka shkaktuar pasoja të rënda për interesat e Buxhetit të Shtetit dhe të publikut, si dhe ka krijuar kushte për përfitime të padrejta materiale nga subjekte juridike private.
/Shqiptarja.com

(Ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika)
d.c./shqiptarja.com

VIDEO