Papa Françesku, në një takim me ambadadorët e akredituar në Vatikan, ka bërë të qartë angazhimin e tij për të pastruar Kishën Katolike nga priftërinjtë pedofilë.
Ai e ka cilësuar abuzimin e fëmijëve si një nga krimet më të rënda.“Abuzimi me fëmijët është një nga krimet më të fëlliqura, që shkakton dëme të pariparueshme dhe të përhershme”, është shprehur Papa Françesku.
Ati i Shenjtë deklaroi se Selia e Shenjtë dhe Kisha janë duke punuar për të luftuar dhe parandaluar këto krime, ku përfshihen edhe klerët.“Selia e Shenjtë dhe Kisha në tërësi janë duke punuar për të luftuar dhe parandaluar këto krime që përfshijnë klerin dhe të bëjnë drejtësi për fëmijët që kanë pësuar dhunë seksuale”, shtoi papa.
Momentalisht, Papa Françesku është duke përgatitur një samit me peshkopët katolikë të të gjithë botës, për të diskutuar rreth këtij krimi që po shihet gjithnjë e më në rritje.