U gjobit me 400 mijë lekë, qytetari denoncon inspektorët e AKU Fier në Njësinë Antikorrupsion! Ministri i Drejtësisë: Shushunjat që fryhen me vulën e shtetit do ndiqen nga SPAK

Qytetarët që do të përballen me abuzime nga zyrtarë të administratës shtetërore tashmë mund t'i denoncojnë ata nëpërmjet fakteve në Njësinë Antikorrupsion. Kjo njësi ka nisur procesin publik të denoncimeve në SPAK, për t'i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve në administratën publike.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja denoncoi një rast të inspektorëve të AKU në Fier, Denisa Stambolliu dhe Mikel Koçi, të cilët i kishin vunë gjobë pa të drejtë një subjekti, pronari i të cilit i denoncoi në njësinë AntiKorrupsion. Report tv mësoi se qytetari në Fier që kishte në pronësi një dbiznes fruta-perime, është gjobitur me 400 mijë lekë pa dijeninë e tij. Sipas qytetarit më datë 14 shtator inspektorët e AKU kanë vajtur pa mjet identifikimi dhe i kishin kërkuar lekë, por ai nuk kishte pranuar. Më pas më datë 15 shtator, pa dijeni e qytetari ata i kishin vendosur gjobë prej 400 mijë lekësh, që është bërë dhe shkak që qytetari ta denoncojë rastin në njësinë Anti-Korrupsion.

Ministri i Drejtësisë tha se ky rast duhet të shërbeje si shembull për të gjithë shushunjat që i pinë gjakun qytetarët me vulën e shteti pa të drejtë dhe se kushdo që abuzon do të çohet për hetim në SPAK dhe se përbaltjen me drejtësinë nuk do e kenë të lehtë.

“Procesi anti-korrupsion do të jetë transparent dhe tolerancë zero për këdo që do të na dalë përpara. Qytetarët nuk duhet të kenë frikë të denoncojnë , na kanë në krah sepse nëse zgjatet zinxhiri i heshtjes zgjatet edhe litari. Një qytetar është vendosur në presion nga disa inspektorë të AKU në Fier, por nuk ka rënë pre e presionit dhe ka lajmëruar njësinë antikorrupsin dhe sot gjobëvënësi me akses shteti por që nuk përfaqësojnë shtetin, do të përballen me drejtësinë dhe nuk do ta kenë të lehtë. Do të vendosim në kallëzim edhe drejtuesin si person në dijeni të paktën. Drejtuesit jo domosdoshmëria janë pjesë e gjobave , por duhet të dinë. Uroj që prokuroria të vihet në lëvizje dhe zëri qytetarit të respektohet. Qytetaret të mos nënshtrohen, na vini në provë, na sfidoni me zërin tuaj dhe nëse ne nuk do ju përgjigjemi atëherë rikthehuni te ankesa, tek kritikat dhe mallkimet pasi u kanë marrë këtë. U bëj  këtë thirrje qytetarëve që ankohen për mjekët, pyjet, legalizimet, për fatura për policinë dhe çdo lloj inspektoi në territor, kjo është një betejë që në mund ta fitojmë por nuk e fitojmë dot pa qytetarët. Duhet të jemi bashkë, pasi halli i njërit prej jush sot do të bëhet i tjetrit. Këto shushunja që fryhen me vulën e shteti dhe djersën e gjakun e qytetarëve.  SPAK të vazhdojë me pjesë e hetimit. Nga sot qytetarët kanë një zë të tyren dhe që kontrollojnë shërbimet që ata kërkojnë.", tha Manja

Ministri Manja u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë raste të tulla, dhe ën rast se nuk shohin veprim të qeverisë dhe drejtësie atëherë kanë të drejtë t’iu rikthehen sharjeve dhe mallkimeve. Manja paralajmëroi që javën e ardhshme, vetë ai do të paraqesë publikisht raste të tjera të denoncuara nga qytetarët, kësaj radhe në lidhje me hipotekën dhe legalizimet.

“Jam i bindur që në takimin e radhës të martën që vjen do jetë për hipotekën dhe legalizimet. Raste abuzive që do kenë të njëjtin fat si ky i sotmi, deri në ndëshkimin e shushunjave që struken në zyrat e shtetit që janë aty jo për t’i shërbyer qytetarit por për xhepat e tyre. Detyra jonë është t’i çojmë deri në fund këto raste. Ka kohë për dy tre pyetje pasi në orën 01:30 do jem në komisionin e Ligjeve”, tha Manja.

Në lidhje me hartën e re gjyqësore, Manja deklaroi se shumë shpejt do bëhet gati një draft i përbashkët që do i nënshtrohet konsultimit publik.

“E kemi marrë një dokument pune nga KLGJ në lidhje me hartën gjyqësore. Janë ngritur dy grupe pune që po adresojnë problematikat. Shumë shpejt do bëhet gati një draft i përbashkët i hartës gjyqësore që do i nënshtrohet konsultimit publik”, tha Manja.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nashka.: 09/11/2021 15:08

    Z.Manja eja dhe kontrolloni gjyqtaren Herila Cela dhe ZVA e Vlores .Keni per te pare shkelje flagrante

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion