Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar masën e sigurisë atë të arrestit me burg në detyrim paraqitje për 2 punonjëset e shtëpisë së fëmijës shkollor 6- 18, pas skandalit të abuzimit seksual me tre të mitura, Shpresa Nishani dhe Violeta Marku.
 
Në seancën e caktimit të masës së sigurisë në shkallën e dytë, avokatët mbrojtës, i kanë kërkuar trupit gjykues një masë më të butë për klientët nga ajo e arrestit ne burg.
 
Pasi ka dëgjuar edhe argumentimin e organit të akuzës, gjykatësi ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë për Nishanin dhe Markun nga arrest ne burg ne detyrim paraqitje.
 
Para 2 javësh gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë vetëm për drejtuesen e institucionit Albana Llazani atë të arrestit me burg ndërsa ka ndryshuar masat e sigurisë për 2 punonjëset e tjera Rafaela Camaj dhe Najada Rramolli, nga arrest ne burg ne arrest shtëpie.
 
Albana Llazani, ish-drejtoreshë e qendrës, Shpresa Nishani, Rafaela Camaj, Violeta Marku, dhe Najada Rramolli punonjëse te jetimores akuzohen për shpërdorim detyre dhe keqtrajtim të miturish.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com