TIRANE- Pas lajmit të publikuar sot në “Shqiptarja.com” dhe “A1 Report”, ka reaguar edhe ministri i Mirëqenies Erjon Veliaj. Ministri ka paralajmëruar një audit të brendshëm për kreun e Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, dhe në varësi të rezultateve të tij do të bëhet edhe kallëzimi penal.
Në një prononcim për mediat, Veliaj ka bërë të ditur se Tafaj dyshohet për përvetësim fondesh në vlerën e 1.2 milionë dollarëve.
Ministri Veliaj ka paralajmëruar se do të bëhet rivlerësimi i aftësisë për të gjithë ata që marrin pensione invaliditeti, pasi sipas tij ka pasur shumë abuzime.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com