/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Shtetit ka vijuar edhe përgjatë periduhës 4-7 Maj operacionin e saj pë kontrollin cilësor, sasior dhe fiskal të hidrokarburevem, duke proceduar 21 subjekte, arrestuar pesë pronar apo administrator subjektesh dhe duke shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Sipas burimeve policore, nga data 4-7 Maj, janë kontrolluar 43 subjekte të tregtimit të Hidrokarbureve në qarqet, Tiranë, Durrës, Fush-Krujë, Fier, Fier-Shegan, Lezhë, Kuçove dhe Berat.
Nga keta 43 subjekte të kontrolluara, 21 subjekte janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash nga ana e Sektorit të Krimit Ekonomik në Drejtoritë e Policisë Fier, Durrës, Berat, Tiranë e Lezhë.
Po nga Sektori per Krimin Ekonomik 5 Subjekte janë proceduar edhe për ruajtje, magazinim dhe tregrim të mallrave kontrabandeë dhe 5 pronar ose administratorë jane arrestua në flagrance, 2 pronar jane shpallur në kërkim policorë. Nga Tatimet janë bllokuar 6 pika tregtimi hidrokarburesh. Operacioni po vazhdon.
/Shqiptarja.com