Përgjimet telfonike janë prova kryesore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kundër zv/drejtorit të Drejtorisë së Burgjeve dhe katër pronarëve të kompanive fituese në tenderat e furnizimit me ushqim në 22 burgje të vendit. Në bisedat e rregjitruara gjatë hetimeve, akuza ka dokumentuar dhjetëra biseda mes Iljaz Labit dhe 4 administratorëve Shemsi Sinani, Ylber Kalaja, Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, të cilëve u kërkon 10 përqind të parave të tenderit me qëllim shpalljen e tyre fitues.
Nga hetimi ka rezulton se nga data 23 maj deri më 3 qershor të dyshuarit flasin intensivish në telefon me njëri-tjetrin për tenderin e ushqimeve për burgjet, vlera e të cilit llogaritet 652 milion lekë të vjetra. Mes 4 administratorëve përmendet anulimi i prokurimit dhe në fakt ashtu ka ndodhur, tenderi është anulluar në Agjensinë e Prokurimeve Publike. Ndërsa pas kësaj zv/drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Iliaz Labi i kërkon takim në telefon administratorit të shoqërisë “MB. Kurti”, Shemsi Sinani. Labi në cilësinë e zv/drejtorit e urdhëron në telefon: “…po nuk erdhe sot mos hajde fare…”. Të njëjtën qëndrim Labi mban edhe me administratorin tjetër Ylber Kalaja, duke i kërkuar atyre takim me qëllim kërkimin e parave.
“Të paguajmë 2 që të sigurojmë të tjerat”
Ndërkohë që pas shpalljes fitues të shoqërisë “Nelsa” dhe lehtësirave që iu krijuan gjatë procedurës së prokurimit nga zyrtari i burgjeve, të dy administratorët diskutojnë se cili prej tyre duhet të shkojë ta mbarojë atë punë. Në një moment Shemsi Sinani e pyet Kalanë. “Një apo dy”, dhe ai i përgjigjet “dy, duhet të mbajmë ekuilibër se s’kemi çfarë të bëjmë me këto tenderat e tjerë, pasi të tjerat”. Në një rast Shemsi Sinani ia ka dorëzuar zv/drejtorit të burgjeve Labi shumën prej 8 milion lekë të reja.
Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se në garë për të fituar lotin e dytë të tenderit 1.4 miliard lekë ka qënë dhe “Agro Al International”. Gara për fitimin e lotit të dytë të këtij tenderi përllogaritej në 652 milion lekë të vjetra. Mësohet se kompania tjetër konkuruese për fitimin e këtij loti ka qënë “Nelsa” me administrator Nexhmi Balla. Ky i fundit është ankuar në Komisionin e Prokurimeve Publike duke kërkuar prej tij skualifikimin e kësaj kompanie që ishte paraqitur në tender me ofertën 63,306,460.00 lekë pa tvsh ndërsa “Nelsa” me ofertën 65,100,690.00 lekë pa tvsh. KPP ka dalë me një vendim në 8 prill 2016 duke pranuar kërkesën e “Nelsa” dhe urdhëruar KVO pranë Drejtorisë së Burgjeve që të skualifikojë kompaninë “Agro Al International”. Shmangia e kësaj kompanie mësohet se është bërë me ndihmën e zv.drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve me qëllim fitimin e tenderit nga kompania “Nelsa”.
Zbardhja e mesazheve:
Më datë 25 maj 2016 ora 10:22 shtetasi Iljaz Labi, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani
Iljazi e pyet:“…Shemsi, po sa duhet me të taku ty o burrë i dheut, 1 vit”.
Shemsiu i përgjigjet: “…kishte qenë nga Jugu dhe nuk kishte patur mundësi të shkonte ta takonte.
Iljazi i thotë përsëri: “…Robi thotë nuk vij dhe nuk vije... Po se kam bërë njëzet mesazhe o burrë…".
Shemsiu i thotë: ”do shkojë atë ditë”.
Iljazi i thotë: “... Po nuk erdhe sot, mos hajde fare, nuk të dua fare, po s'erdhe sot”.
Shemsiu i thotë: “Do vij patjetër…”
Në 3 qershor 2016 në 14:26 shtetasi Ylber Kalaja, komunikon me shtetasin Shemsi Sinani:
Ylberi i thotë Shemsiut: Eee, po shko takoje një çik atë dyshin atje o burrë, atje se me ç’mendi me mesazhe, i thashë se i kam thënë Shemes të të vijë të takoj, ka një javë, s'ka ardhur akoma i thashë unë.... I kam thënë Shemes, që të vijë të të takojë.
Shemsiu i thotë: “…Kam vajtur dy herë dhe nuk e kam gjetur”.
Ylberi i thotë përsëri: “... Po shko mbaroje atë punë tani o burrë i dheut...”.
Shemsiu e pyet: Po 1 apo?.
Ylberi i thotë: “...Po 2, o burrë tani, se s'jemi kalamaj, se s'dihet si merr puna o burrë i dheut, të mbajmë ekuilibër o burrë i dheut, po hajde e ulemi një çikë atë, le të ulet o burrë i dheut, se çfarë do bëjmë me këto të tjerat a e kupton. A më kupton...? Ne kemi mbajte ekuilibër gjithë këto kohe, tani ta dhjesim në fund fare, kot. Me kupton.
Shemsiu i thotë: “...Mirë po, s'po na ngelet gjë,e kupton. Tani po them unë siç thoshe ti, tani ti s'po thuaj gjë...”.
Ylberi i thotë përsëri:“... Kemi bërë vetë këtë mënyrë, a e kupton dhe ne s'do ta dhjesim tani në fund fare, kot, a e kupton?".
Kompanitë humbëse dilnin nënkontraktore
Gjithashtu prokurorët thonë, se gjatë hetimevë është provuar se njëra kompani shpallej fituese dhe më pas fituesja, nënshkruante me 3 kompanitë e tjera kontratat nënkontraktimi edhe fictive në disa raste. Sipas akuzës, po verifikohen edhe rastet tjera të tenderimeve të këtij institucioni, gjatë periudhës janar-mars 2016 ku po i njejtë grup personash është fitues i tenderave në burgje. Hetuesit thonë se nuk përjashtojnë nga hetimi edhe persona të tjerë të kësaj drejtori t ë përfshirë në skandalin e tenderave të ushqimeve në Burgje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO