TIRANË - Pesë zyrtarë të Bashkisë së Urës Vajgurore, duke nisur nga N/Kryetarja R.Sh dhe katër juristë janë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Beratit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Në njoftimin për shtyp, KLSH sqaron se të pestë zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë abuzuar me tenderin e pastrimit të qytetit duke shmangur firmën fituese dhe lidhur kontrata me një shoqëri tjetër.
Kjo ka rezualtuar pas kontrollit që ka ushtruar KLSH-ja për periudhën janar 2012 - dhjetor 2013 në këtë bashki. Sipas KLSH-së, "nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat e konkretisht për R.Sh - N/Kryetare e bashkisë dhe në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave si dhe për katër anëtarë të komisionit. Edhe pse është kryer katër herë procedura e prokurimit nga ana e Autoritetit Kontraktor, nuk është lidhur kontratë me shoqërinë, e cili plotësonte kriteret për t'u shpallur fituese, por pastrimi i qytetit është kryer me tre shtesa kontratash të lidhura me tjetër shoqëri.
Për më tepër, nga procedura e katërt rezulton se komisioni i tenderit ka kualifikuar e shpallur fitues një tjetër firmë, që nuk përmbushte kërkesat dhe ka skualifikuar dy të tjera, që i përmbushnin ato.
Për veprimet e mësipërme, KLSH ka kryer kallzim penal për pesë punonjësit, prej të cilëve dy janë me funksione drejtuese dhe tre në nivel specialistësh.Gjithashtu, KLSH i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë së Urës Vajgurore, shkarkimin nga detyra të katër punonjësve, që ndodhen aktualisht në detyrë./ATSH/
/Shqiptarja.com