Abuzimi në “Albpetrol”,
dosje penale ish-drejtorit

FIER- Ferdinand Murati, ish-administratori i “Albpetrol” njëherësh kryetari i PD në Fier është kallëzuar penalisht në prokurori, pasi një raport auditi e ka nxjerë me abuzime të rënda.

Nisur nga ky konkluzjon, drejtori aktual i kompanisë shtetërore “Albpetrol”, Endri Puka, ka kallëzuar penalisht Muratin për veprën penalë të “Shpërdorimit të detyrës” “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimi i Kompetencave”. Rezultatet e kontrollit kanë evidentuar shkelje të shumta, të cilat ngarkojnë zotin Murati me përgjegjësi për veprat penale të sipërcituara. Gjatë kontrollit janë evidentuar mungesa në sasinë e naftës bruto prej 2.965 ton me vlerë 1.221.580 USD. Diferenca e mësipërme përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik.

Për më tepër zoti Murati nuk u është përmbajtur rekomandimeve të lëna nga KLSH për situatën e sipërpërmendur. Kontrolli ka konstatuar abuzime në zbatimin e kontratave të shitjes se naftës bruto pasi është lejuar shitja e mallit në favor të një shoqërie që nuk ka qenë subjekt furnizimi sipas kontratës dhe tenderit të organizuar nga METE. Kësaj shoqërie, në kundërshtim me kontratën, i është lëvruar malli pa kryer pagesën e nevojshme në një kohë kur kontrata kërkonte që malli të parapaguhej ose të garantohej pagesa e tij nga sistemi bankar.

Si pasojë e këtyre veprimeve shoqëria në fjale nuk ka kryer ende pagesat për mallin e lëvruar me vlerë prej 9.2 milionë dollarësh amerikanë, ndërkohë që si pasojë e këtyre veprimeve të ish- administratorit Murati, është bërë e pamundur për “Albpetrol” arkëtimi i kësaj shume. Nëpërmjet ndryshimit të kushteve të lëvrimit të mallit i është shkaktuar shoqërisë “Albpetrol”  një dëm financiar prej 409,780.66 $ si pasojë e mosfaturimit të vlerës së transportit për kontratën në fjalë. Ndërkohë që ssh-administratori ka rritur në mënyrë të paargumentuar dhe pa ndjekur procedurat përkatëse numrin e punonjësve të shoqërisë duke shkaktuar një dëm financiar prej rreth 9.050.000 lekë.

Shkrimi u publikua sot (14.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike

Reshje dëbore në Kukës, qarkullimi i lirë në Kalimash-Morinë! Disa fshatra pa energji elektrike