Pas denoncimit të rastit se një 15 vjeçare është përdhunuar nga fqinji i saj flasin për Report Tv nëna e të abuzuarës dhe vajza e të akuzuarit. Sipas dëshmive, ngjarja e rëndë është regjistruar në muajin mars të këtij viti, por denoncimi në polici është bërë vetëm 2 ditë më parë, pasi 15 vjeçarja deklaron se i vinte turp.
Nëna e të abuzuarës, tregon se vajza e saj kishte shfaqur shqetësime dhe ndaj e ka dërguar për vizitë. Por pas kontrollit kanë mësuar se ajo ishte në muajin e tetë të shtatzanisë. Veç abuzimit, nëna e 15-vjeçares thotë se nuk ka mundësi as të rrisë fëmijën.
“I thashë o cucë a ke gjë, më tha jo nuk kam gjë. Vajti tek doktori në fshat dhe e nxorri shtatzanë. Erdhi policia më mori dhe vajtëm në fshat dhe tregoi, mua më kapi, më zuri gojën dhe më shtriu. Tani si tja bëj unë? Ku të mbytem unë? As të ardhura nuk kam. Çunin do ta bëjë dhe tja mbaj e shoqja tja rrisin, këtë do ta bëj unë”, shprehet nëna e vajzës së abuzuar.
Por akuzat e së miturës jo vetëm që janë konsideruar si të pavërteta nga 55-vjeçari Ligor Biba, i cili thotë se 15-vjeçarja po trillon. Vajza e tij i hedh poshtë këto akuza duke pretenduar se me familjen e vajzës dhe me vetë atë kanë pasur marrëdhënie të mira fqinjësie dhe se shpesh i kanë ndihmuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
“Nuk mund ta ketë bërë babai im kurrë, pasi ka qënë një familjar shumë i rregullt në shtëpi. Ndoshta është futur nga njerëz të tjerë. Të dalin e vërteta, duam drejtësinë tonë”, thotë vajza e të akuzuarit.
Një ditë më parë, vetë e dhunuara ka folur për mediat duke treguar se si është abuzuar. Sipas dëshmisë së 15 vjeçares, komshiu i saj, ai ka hyrë në banesë teksa nuk kishte njeri dhe e ka rrëzuar në tokë më pas ka abuzuar seksualisht. E mitura thotë se ngjarja ka ndodhur që në mars, por në atë kohë nuk ka treuar se i vinte turp.
“Unë isha në shtëpi, dhe ai erdhi në shtëpi, shtyu derën dhe unë u rrëzova, dhe mu hodh përsipër, kjo ndodhi në mars. Denoncimin e kam bërë tani sepse më vinte zor”, shprehet e mitura.
Zbardhja e plotë e ngjarjes do të mund të bëhet vetëm pas lindjes së fëmijës për të marrë kampionet dhe përcaktimin e atësisë nëpërmjet ADN.
Redakisa Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com