Abuzoi me fondet dhe punësoi të fejuarat e djemve pranë USSH, Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra për Nikoll Dedën

Abuzoi me fondet dhe punësoi të fejuarat e djemve pranë USSH, Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra për Nikoll Dedën

Nikoll Deda

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për Nikoll Dedën ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut. Ndaj tij, rëndojnë akuza për abuzime financiare me fondet në vlera të mëdha, shkarkim të padrejtë të një punonjësi dhe punësimin e të ferjuarave të djemve të tij në institucionin që drejtonte. 

Deda u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Tiranës. Prokuroria po e heton për shpërdorim detyre dhe abuzime me fondet pas denocimit të një personi i cili ishte shkarkuar nga Nikoll Deda pa të drejtë. Sipas organit të akuzës  denoncimi për Dedën është bërë nga një person  me iniciale A.G, i cili e ka paditur që në janar të këtij viti,për abuzime të kryera prej tij ne emer te udherit te stomatologut  që datojnë, që në vitin 2016. Kallzuesi ka pretenduar se megjithëse ka patur një sigurim padie nga Gjykata Administrative, Nikolla Deda në cilësine e Presidentit të Urdhërit, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij. Sipas tij, më datë 21 shtator të vitit 2020 është vendosur blerja e një godine, në funksion të Urdhrit të Stomatologut, me sipërfaqe 350m2, në vlerën 700.000 euro.

Për sa kohë ka një vendim për sigurim padie të 2020, Këshilli Kombëtar i US nuk duhet të merrte vendime të tilla me impakt ekonomik kaq të lartë. Gjithashtu sipas denoncuesit , Këshilli Kombëtar ka aprovuar marrjen e nje kredie pranë një banke në vlerën prej 250.000 euro me qëllim “blerje ambientesh”, për të cilin është marrë vendimi po nga presidenti N.D. Ne njoftimin e prokurorisë thuhet se nga hetimet, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij shtetasi Nikolla Deda  ka krijuar një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut ne nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni.

Për më tepër punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë thjesht tregues i personalizimin e “Urdhrit të Stomatologut” nga ky shtetas duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik. Pavarësisht se është marre i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal, në një tjetër procedim penal, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytezuar strukturat e USSH-së. Për kete arsye prokuroria i është drejtuar gjykatës me kerkesë për pezullimin e tij nga detyra.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë