Një 22-vjeçar nga Tirana është vendosur në pranga pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj. I riu është identfikuar si Kevin Cungu.

Sipas informacioneve, prej disa muajsh 22-vjeçari komunikonte me vajzën 15 vjecare. Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij.

Aty e mitura nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar atë.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Kevin Cungu 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal "Arrest në shtëpi", pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.'- njofton policia.

Kush është Kevin Cungu

Kevin Cungu është emër i njohur për policinë. Në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja, kurse në vitin 2021 u arrestua për veprën penale  "Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje". Së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Kevin Cungu është vëllai i Markelian Cungut, i skeduar për një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në kryeqytet. Po në 2020 plagosi me armë gjatë tentativës për grabitjen çiftin, Petrit dhe Afërdita Laze.