Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare

Tiranë/ Ishte në arrest shtëpie për plagosje, në pranga Kevin Cungun! Përdhunoi një 15-vjeçare

Kevin Cungu

Një 22-vjeçar nga Tirana është vendosur në pranga pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj. I riu është identfikuar si Kevin Cungu.

Sipas informacioneve, prej disa muajsh 22-vjeçari komunikonte me vajzën 15 vjecare. Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij.

Aty e mitura nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar atë.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Kevin Cungu 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal "Arrest në shtëpi", pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.'- njofton policia.

Kush është Kevin Cungu

Kevin Cungu është emër i njohur për policinë. Në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja, kurse në vitin 2021 u arrestua për veprën penale  "Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje". Së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Kevin Cungu është vëllai i Markelian Cungut, i skeduar për një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në kryeqytet. Po në 2020 plagosi me armë gjatë tentativës për grabitjen çiftin, Petrit dhe Afërdita Laze.

Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ynj: 02/09/2024 04:28

    Po a do denohet gjykatesi a zyrtaret qe e lane jashte? Kjo eshte ceshtja.

    Përgjigju
  • Gjergji: 01/09/2024 23:49

    Plagosjen me dashje dhe gjykata e le me arrest shtepie??? Bravo, Prokuroria! Bravo gjykata? Po te tentonte te vriste ndonjë pres tyre, arrest shtepie do te merrte? Po te perdhunonte femijen e ndonjerit prej tyre ku duhet te ishte? Po te ishte ne Burg per tentative vrasje, do ta kryente perdhunimin? Per këta kafshe duhen gjyqe popullore, të damkosen që të mos dalin ne publik. Edhe gjykata duhet te jape denime maksimale, se ky model krimineli, nese denohet pak, do te kryeje përsëri krime. Mendoni per shoqerine dhe femijet tuaj, Gjyqtare e Prokurore! Duhet ta pastrojme vendin tone nga kriminelet...

    Përgjigju
  • Lala: 01/09/2024 18:13

    Paska plagos.paska Bo tentativ per vrasje ne 2021 DHE esht jasht ne 2024?bravo gjykata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?