Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, dy vite më parë.
Apeli i ul dënimin Ilir Beqarajt nga 16 vite burg në 12 vite e 8 muaj burg.
Gentjan Bejtja u vra me më shumë se 30 plumba pasditen e 15 marsit 2024, brenda serës me domate në oborrin e shtëpisë. Nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e oborrit zbritën 3 persona, të cilët hynë qetësisht derdhën breshëri plumbash drejt tij dhe po aq qetësisht u larguan.
Vrasja e tij lidhet me disa krime të ndodhura në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë ku dyshohet se Bejtja ka pasur dijeni apo ka qene pjesë e tyre. Viktima i kishte shpëtuar disa atentateve më herët, ndërsa më 4 korrik 2023 iu vra kunati nga një atentat në banesën e Bejtjes.
lajm ne perditesim...








Komente
Komento