TIRANE- Ligji i ri për akcizat nuk është dekretuar ende nga Presidenti e i Republikës, Bujar Nishani duke krijuar abuzivitet me rritjen e çmimit të cigares. Ndonëse ligji është miratuar në datën 23 tetor dhe duhej të hynte në fuqi në mënyrë të menjëhershme, presidenti nuk e ka dekretuar duke e shtyrë në afatin maksimal fuqizimin e draftit.

Në bazë të ligjit, presidenti ka kohë 20 ditë për të dekretuar një ligj të miratuar në parlament, për ta miratuar ose për të kthyer për rishqyrtim në të kundërt ai fuqizohet në mënyrë automatike.