Bënin video me natyrë seksuale me djalin 2-vjeç dhe i postonin në Tik-Tok, arrestohet çifti në Lushnjë

Bënin video me natyrë seksuale me djalin 2-vjeç dhe i postonin në Tik-Tok, arrestohet çifti në Lushnjë

Burrë e grua janë arrestuar nga policia e Lushnjës pasi kanë kryer veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur të moshës 2-vjeç dhe i kanë publikuar në Tik-Tok. E ëma e djalit 2-vjeçar u ndalua me urdhër të prokurorisë së Fierit për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia”.

Ndërsa i ati shtetasi F.K, u arrestua po me urdhër të prokurorisë Fier për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia”.

Njoftimi i prokurorisë:

“Abuzonin me fëmijën e tyre mitur, Prokuroria e Fierit procedon dy prindërit për ‘Pornografi’ dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem, Fier, në bashkëpunim me policinë gjyqësore bënë të mundur dokumentimin ligjor lidhur me ngjarjen e publikuar në aplikacionin “Tik Tok”, ku pas hetimi të bërë ka rezultuar se, se shtetasit S.K. dhe F.K (bashkëshorte), kryenin veprime me natyrë seksuale ndaj djalit të tyre të mitur i moshës 2-vjeç dhe i publikonin në vijim në aplikacionin “Tik Tok”.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, regjistroi procedimin penal nr.971/2024 dhe me urdhër të prokurorit u ndalua shtetasja S.K, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 100/1 dhe neni 117/2 i K.Penal.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” dhe “Pornografia” parashikuar nga neni 108/2 dhe neni 117/3 i K.Penal.

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 13/07/2024 14:07

    Të sëmurë mendorë, futini një shiringë në tru.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Suksesi i rradhës për Lara Colturin, tjetër rezultat fantastik për objektivat e skiatores që përfaqëson Shqipërinë

Suksesi i rradhës për Lara Colturin, tjetër rezultat fantastik për objektivat e skiatores që përfaqëson Shqipërinë