Abuzuan me barnat me rimbursim
ISKSH zgjidh kontratën me 9 farmaci
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore gjatë vitit 2012 ka kryer një kontroll në farmacitë e vendit, ku u ka vendosur gjobë 159 subjekteve farmaceutike, të cilat kanë kontratë me ISKSH-në dhe për 9 prej tyre është marrë masa e zgjidhjes së kontratës.
TIRANE - Fondi i Sigurimeve Shëndetësore gjatë vitit 2012 ka kryer një kontroll në farmacitë e vendit, ku u ka vendosur gjobë 159 subjekteve farmaceutike, të cilat kanë kontratë me ISKSH-në dhe për 9 prej tyre është marrë masa e zgjidhjes së kontratës. Kjo është bërë me motivin për një kontroll sa më të mirë të qarkullimit të barnave me rimbursim në subjektet farmaceutike. Janë ushtruar kontrolle me inventarizim në subjektet farmaceutike me kontratë me DRSKSH-të Tiranë, Gjirokastër, Shkodër, Elbasan, Durrës, Korcë, Fier, Dibër, Berat, Vlorë, si dhe kontrolle tematike në rrethin e Tiranës, Korçë, Elbasan, Shkodër.
Nga 905 farmaci e agjenci farmaceutike të cilat kanë kontratë me këto DRSKSH, në 227 prej tyre janë ushtruar kontrolle tematike dhe me inventarizim, që përbëjnë 25% ë të gjithë subjekteve në të gjithë Shqipërinë. Nga këto kontrolle kanë rezultuar: “Gjoba në vlerën 232 000 lekë ndaj 39 subjekteve. Detyrim shpërblim dëmi në vlerën 5 028 832.8 lekë ndaj 81 subjekteve. Kusht penal në vlerën 407 560 lekë ndaj 39 subjekteve. Zgjidhje kontrate për 9 subjekte farmaceutike.
Masa disiplinore për 1 MPF, dhe 3 specialistë të DRSKSH-Elbasan. Masa organizative për DRSKSH-Korçë.” shkruhet në raportin e Fondit të Sigurimeve Shëndëtësore. Për vitin 2012 kontrollet në depot farmaceutike, kanë qënë tematike, kryesisht mbi vërtetësinë e disa faturave të furnizimit të subjekteve farmaceutike dhe të skadencës së barnave të tregtuara, vërtetësinë e deklarimeve të të dhënave të depove importuese dhe distributore në SOFT-tin e Institucionit.
Objektiv kryesor gjatë kontrolleve në depot farmaceutike ka qënë verifikimi i deklarimit të të dhënave nga deklarimet e vetë depove, gjithashtu një pjesë e kontrolleve janë fokusuar në kontrollin e farmacive të qëndrave rajonale spitalore si Shkodër, Gjirokastër dhe Elbasan. Nga këto kontrolle kanë rezultuar “Gjoba në vlerën 346 000 lekë në 4 depo farmaceutike. Detyrim shpërblim dëmi 32 382 lekë për një farmaci të spitalit të Elbasanit” shkruhet në raportin e ISKSH.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
50.9%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49