Abuzuan me detyrën duke mos ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit, AMP pezullon 5 punonjës policie në Fier (EMRAT)

Abuzuan me detyrën duke mos ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit, AMP pezullon 5 punonjës policie në Fier (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi këtë të enjte vendimin e Gjykatës së Fierit ndaj 5 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe "Falsifikim i dokumenteve", të cilët janë pezulluar nga detyra dhe u është ndaluar dalja jashtë shtetit.

Bëhet fjalë për efektivët e policisë Emin Harizi, Dritan Veliu, Vasillaq Thomanasto, Ervis Balla dhe Flatun Hoxha, të cilët gjatë hetimeve fillestare të AMP, të referuara në Prokurorinë e Fierit, kanë kryer falsifikimin e praktikave për ndjekjen e procedurave të mjeteve të shpallura “Alert”, duke paraqitur fakte të rreme dhe duke mos pezulluar lejen e drejtimit të shkelësve të Kodit Rrugor.

Makinat në fjalë, të cilat për arsye të ndryshme ishin shpallur “Alert”, kur janë konstatuar nga këta policë të Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, dhe njëri në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nuk janë ndëshkuar sipas ligjit, duke i favorizuar. Në hetimet e AMP dhe prokurorisë për disa muaj, janë dokumentuar me prova se këta punonjës policisë kanë kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

 

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja