Të arrestuarit janë Guri Aliaj, me detyrë drejtor i zbatimit të projekteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë; Gazmend Muçaj, me detyrë përfaqësues ligjor i studios së projektimit “MEGA–STUDIO” dhe supervizor i punimeve; Zeqir Isaku, me detyrë inxhinier pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë dhe Halil Beta, me detyrë inxhinier pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë.
Ndërsa është shpallur në kërkim Ramadan Bunçi, me detyrë drejtues tenik i shoqërise “GENER-2 ALBSTAR” që është në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj. Nga hetimet sipas prokurorisë si pasojë e abuzimeve dhe moszbatimit korrekt të këtij projekti, qyteti i Kukësit edhe pas këtij investimi rezulton të mos ketë ujë të pijshëm.
Për këta persona Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendusr masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “falsifikimit të dokumentave zyrtarë të kryer në bashkëpunim”, duke sjellë si pasojë një dëm ekonomik shtetëror prej 4.3 milionë eurosh.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)