Abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin, Apeli i GJKKO lë në burg ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit

Abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin, Apeli i GJKKO lë në burg ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit

Kastriot Beqiraj, Adriatik Velaj dhe Gjergj Markola

TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për 6 ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit që abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin! Kështu, anëtarët e përllogaritjes së vlerës së fondit limit, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu dhe Artan Taho qëndron në fuqi dënimi me 10 muaj burg, të tre me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndërsa, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gjergj Markola, Indrit Matumja dhe Patriot Beqiraj dënohen me 10 dhe 11 muaj burg për ‘shkelje të barazisë në tendera. Së fundmi, administratori i firmës Klosi R Company që fitoi tenderin, Riza Sulaj, qëndron në fuqi vendimi, për 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave.

Tenderi me fond limit 7 milionë lekë u dha për blerjen e një autoshkalle për zjarrfikësen e Durrësit, por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit. SPAK ngriti akuza për manipulim të garës së tenderit në periudhën Maj-qershor 2020. Të tjerë të dënuar janë, Albion Bushi, Elona Rami dhe Lulzime Rami, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., të cilët kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Ndërkohë Shoqëria R&R Group, është dënuar me gjobë 600 mijë lekë dhe i ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite. Po ashtu edhe  kompania Klosi – R Company sh.p.k., është dënuar me 600 mijë lekë gjobë dhe i ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite. Operacioni i SPAK u zhvillua më 29 tetor kur 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private arrestuan dhe një tjetër u la e lirë me detyrimin për tu paraqitur pasi akuzohen për abuzimin me një tender me fond limit 7 milionë lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit. Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën në periudhën Maj-qershor 2020.

Tenderi i periudhës maj-qershor 2020 me fond limit 7 milion lekë u përfshinë dy kompani private R&R GRUOUP, e favorizuar për të fituar tenderin me ofertën 6.700.000, ndërsa Klosi-R COMPANY që fitoi tenderit ka ofruar ofertën më të ulët 5.500.000 lekë.  SPAK ka nisur  hetim penal për shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh për sa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja