Moti i acartë ka përfshirë gjithë vendin, ku ngricat kanë depërtuar nëpër rrugë, duke sjellë shumë probleme. Temperaturat ekstreme kanë prekur edhe kryeqytetin, i cili është ‘zgjuar’ thuajse i ngrirë.

Segmenti Qafë Kashar-Rinas është bllokuar në të dy senset e lëvizjes, si pasojë e ngricave në rrugë, të cilat përbëjnë burim aksidenti.

Për shkak të bllokimit të këtij aksi, policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve në rrugën e vjetër Vorë-Rinas. Gjithashtu, prezencë akulli ka edhe në rrugën e Farkës, ndërsa duhet treguar kujdes dhe në rrugën e Dajtit.

Policia Rrugore ka shtuar shërbimet në rrugë për të ndihmuar dhe orientuar qarkullimin deri sa të normalizohet situata. 

makina
Makinat e ARRSH duke hedhur skorje ne rrugen e Rinasit

debora tirane
Debora ne mesnate ne Tirane

Gjithashtu, probleme nga moti me ngrica dhe dëborë janë shfaqur dhe në Llogara, ku trashësi e dëborës arrin në 10 centimetra. Rrugët në Llogara janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

[gallery]25150[/gallery]

d.c./shqiptarja.com