Disa media raportuan se gazetarja vuante nga epilepsia, madje edhe deklarata e policisë e pohonte diçka të tillë, duke ngritur dhe dyshime se pikërisht kjo sëmundje të ketë qenë dhe shkaktarja e ndarjes nga jeta të Xhamanit.
Mjekja e QSUT, Teuta Kamberi Alizoti, ka përjashtuar në mënyrë të prerë që gazetarja të ketë vuajtur nga sëmundja e epilepsisë, duke i quajtur raportimet e mediave pallavra. Duke u bashkuar me dhimbjen për ikjen e saj në moshë të re, mjekja sqaron arsyet pse ajo nuk ishte e prekur nga kjo sëmundje.
“Pallavrat e mediave..ka qene epileptike..?! E para nuk e kam egzaminuar kurre per 25 vjet... por edhe sikur... pastaj...c'fare lidhje ka me atakun kardiak?! Ta zeme se ka qene me epilepsi dhe eshte futur ne status epileptik.. do te kishte shenja goditje duke u perplasur me orendite perqark..duke qene vetem.. Shikoni se mos dikush tjeter ka qene shkaktar.. Ajo jetonte vetem..dhe policia tha nuk kishte shenja goditje.. Ku ishte mjeku ligjor..te vdesesh nga epilepsia eshte e pamundur te mos lesh gjurme...si psh urinim te pavullnetshen..kafshim te gjuhes..trauma..etj.. ky ne konteksin e nje statusi epileptik.. sipas jush... Per mua ajo vajze kishte shume per te thene. por nuk e lane ta thoshte... U prehsh ne paqe zemer.. Uroj te gjehet e verteta jote.. Te jesh engjell nuk eshte keq ne kete bote te shemtuar..”, shkruan mjekja në ‘FB’.
(Postimi i mjekes Teuta Kamberi Alizoti)
d.c./shqiptarja.com



