Adele: Do të zhgënjeheshit nëse
do t'ju thoja se jam e lumtur?!

Adele: Do të zhgënjeheshit nëse<br />do t'ju thoja se jam e lumtur?!
Adele është ylli më i fundit që ka zënë kopertinën e Rolling Stone - dhe duket e mrekullueshme në setin e realizuar, 'ujë e sapun' me flokë të lagura të hedhura pas krahëve. Në intervistën e zhvilluar këngëtarja dhe kantautorja angleze foli për gjithçka; për marrëdhënien me partnerin, biznesmenin Simon Konecki, për djalin e tyre 3-vjeçar, Angelo apo mendimin e saj për famën.

27-vjeçarja pohoi se nuk është shumë e informuar me hyrjet më të reja në muzikë gjatë viteve të fundit, ndërsa pret me padurim publikimit e albumit të Frank Ocean. Sa i takon marrëdhënies me partnerin, Konecki, Adele tha se nuk e kanë menduar martesën, pasi kanë tashmë një fëmijë bashkë dhe ky është angazhimi më i madh për një çift.

Ajo shtoi se të dy ndihen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe ai e mbështet në karrierën e saj, gjë që nuk e gëzoi dot në marrëdhënien e mëparshme. Ashtu si Taylor Swift, edhe Adele do të donte të kishte një 'grup supermodelesh' nga mbrapa, por në pamundësi të kësaj, do t'i pëlqente të kishte në krah Rihannën, pasi 'ajo është vetë jeta'.

E pyetur për sukesin e albumit "21", që doli në shitje 4 vite më parë, këngëtarja tha se nisi të trembej nga fama gjithnjë në rritje dhe filloi t'i mungonte jeta e saj. Vogëlushi Angelo erdhi në jetë në momentin e duhur dhe balancoi gjërat në jetën e artistes. Ylli i "Hello" ia atribuoi suksesin e saj pjesërisht faktit që nuk është perfekte dhe audienca gjen veten tek tekstet e saj të ndjera.

"Mendon se të gjithë do të zhgënjeheshin sikur t'u thosha që jam e lumtur? Do të ishte tragjike nëse edhe ky album do t'i dedikohej zemrës së thyer. Do të ishte klishe! Po sikur të isha me të vërtetë zemërthyer, për çfarë dreqin të shkruaja?!" u shpreh ajo pa i kursyer të sharat, duke lënë të kuptohet që albumi i ri, i cili del në shitje më 20 nëntor, nuk do të ketë këngë për dashuri të pamundura dhe zemra të thyera. 
adele
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk

Forcat e armatosura ukrainase janë gati për një sulm të ri në Kursk