Ajo është një ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe me vokalin më të veçantë, e vlerësuar me çmime prestigjioze.
Por nuk e ka problem të tregojë se edhe ajo ka një idhull.
Bëhet fjalë për anglezen Adele, e cila është shfaqur në koncertin e Beyonce ditën e djelë.

Ka qenë një ditë e veçantë për këngëtaren, e cila ka mbushur 25 vjeçe dhe ka zgjedhur ta festojë në koncertin e radhës të kënëgëtres Beyonce.
Ajo ka qenë e shoqëruar nga partneri Simon Konceki si dhe nga miqtë e saj, këngëtari i njohur Robbie Williams dhe komediani Alan Carr.
Një nga fansat ka shkrepur aparatin duke fotografuar yjet e njohur dhe më pas ka postuar një shkrim në Twitter.

Edhe vetë Adele ka mbetur e kënaqur nga gjithçka duke shkruar në rrjetin social:- “Çfarë ditëlindje e mrekullueshme! Faleminderit për dashurinë tuaj”.
Adele e ka shprehur dhe më parë pëlqimin e saj për Beyonce duke thënë se ajo e ka dëgjuar yllin e pop-it që në moshën 10 vjeçe dhe është frymëzuar shumë nga tematika e teksteve të saj.

“Ajo është shumë e talentuar dhe është një nga njerëzit më të mirë që kam njohur. Ajo më bën mua që të bëj gjërat e duhura në jetë”, ka thënë Adele për revistën "Vogue”, gjatë një intervistë vitin e shkuar.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com