Adele ndërpret koncertin e i bërtet
policit:Lërini njerëzit të kërcejnë

Adele ndërpret koncertin e i bërtet<br />policit:Lërini njerëzit të kërcejnë
Këngëtarja britanike Adele gjithmonë arrin të tërheq vëmendjen sigurisht jo vetëm me zërin dhe muzikën e saj.

Këtë herë artistja britanike është’zënë’ me një polic të sigurimit i cili ndodhej në koncertin e saj në Australi duke u përpjekur të ruajë sigurinë,por mesa duket e ka tepruar.

Këngëtarja do të duhej të këndonte, por fillimisht i bërtet policit të sigurimit i cili u kërkonte njerëzve të uleshin dhe të mos kërcenin.

Shumë e inatosur pak pas nisjes së koncertit ajo shprehet:

“Nëse nuk mund të kërcejnë për çfarë kanë ardhur. Nëse njerëzit nuk arrijnë të shohin duhet të ngrihen dhe do të ketë pasoja për cilindo që nuk lejon që publikut të kërcejë”.

Në fakt koncerti nuk ishte aspak i zakontë , 77 mijë spektatorët u bënë dëshmitarë të një propozimi për martesë nga një çift gay.

Çifti u thirr në skenë nga këngëtarja e cila tha se nuk e kishte planifikuar një gjë të tillë.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas