Sapo ka mbaruar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale, ku trajti një kordë vokale, e cila i shakktoi një hemoragji, këngëtarja Adele i është rikthyer rutinës. Gjëja e parë që ka bërë ka qënë një shëtitje në një park të Londrës me Louie, qenushit të saj besnik. Fituesja e çmimit Grammy tha se ndihet mirë dhe në humor të mirë. Duke nxjerrë qenushin shëtitje, ajo ka treguar se gjendja e saj emocionale dhe ajo fizike është në formën e duhur, por i duhet sërish kohë për të rimarë veten. Adele kishte më shumë se një motiv për të dalë jashtë, pasi në fillim të dhjetorit u nominua me 6 çmime Grammy Awards, mes të cilave si artistja më albumin më të mirë të vitit. “Disa ditë pas operacionit nuk mund të flisja”-ka shkruar ajo në blogun e saj. “Ky ka qenë për mua viti më i mirë dhe ky vlerësim që më bëhet është një nder i madh për mua”-ka përfunduar këngëtarja me zërin brilant.
/Shqiptarja.com









