Këngëtarja britanike Adele do të performojë në mbrëmjen e çmimeve Oscar. Ka qenë vetë ajo, e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë event të rëndësishëm për fushën e kinematografisë, ku do të këndojë këngën “Skyfall”, pjesë e filmit me të njëjtin emër.

Ajo do të ngjitet për herë të parë në skenë pas lindjes së djalit të saj dhe për këtë arsye ndihet mjaft e emocionuar.
“Është nder që të jem e nominuar dhe ndihem tmerrësisht e ngazëllyer që do të këndoj para njerëzve në Oscar.

Është një gjë që kurrë nuk e kam përjetuar dhe ndoshta nuk do ta përjetoj ndonjëherë tjetër”,-është shprehur Adele.
Ajo është një ndër këngëtaret më të pëlqyera të momentit për shkak të vokalit të saj si dhe stilit në të kënduar.

Rikthimi i Adele po pritet me padurim nga të gjithë fansat e muzikës së saj.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com