Këngëtarja e talentuar Adele ka humbur 30 kg gjatë 3 viteve të fundit. Siç ka pranuar edhe vetë ylli i muzikës për revistën 'People', rënia graduale dhe shumë e shëndetshme në peshë ka ardhur si pasojë e një diete vegjetariane që 27-vjeçarja ka ndjekur.
"Kam lënë duhanin dhe nuk konsumoj më mish, e kam bërë në të mirë të shëndetit tim",- është shprehur bukuroshja angleze. Në nëntor Adele do të publikojë albumin e saj të 3-të, 4 vite pas sukesit të albumit të saj të fundit "21".
Këngëtarja ka një djalë 2 vjeçar, Angelo James që ka ardhur si fryt i dashurisë me partnerin e saj Simon Konecki dhe angazhimet si nënë kanë qenë arsyeja pse 27-vjeçarja e ka zgjatur kaq shumë publikimin e albumit.
Thuhet se albumi i ri do të dalë më datë 25 nëntor dhe do të titullohet thjesht '25', një formë e veçantë kjo mbase për të mos 'vrarë shumë mendjen' për të gjetur një titull të zakonshëm për albumin.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com