Këngëtarja kosovare Adelina Ismaili është bërë nënë për herë të parë, ajo ka sjellë në jetë sot një djalë.
 
Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
 
Adelina ka ndarë me miqtë dhe fansat e saj, pa dyshim momentin më të bukur të  jetës përmes një fotografie tejet domethënëse.
 
Tre duar që prekin njëra-tjetrën. Duket se është kjo fotografia e parë familjare e Adelinës me bashkëshortin Vali dhe vogëlushin e sapolindur.





Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

4/2