Adelina Ismaili ka bërë një deklaratë disi të pazakontë në emisionin “Rubikon” të KTV-së. Vetëm një javë më parë ajo bëri publikë të dashurin e zemrës, që është pikërisht menaxheri i saj Vali. Edhe pse ka dëshiruar përherë që ta mbajë larg vëmendjes së publikut jetën e saj private ajo ka folur për të dashurin e saj, me të cilin thuhet se Adelina do të martohet së shpejti. “Unë nuk flej me xhirollogarinë e të dashurit tim, por me centimetrat e tij”, ka thënë Adelina, duke dhënë kështu një përgjigje befasuese.
Kjo përgjgjigje mund të ketë ardhur si pasojë e ngacmimeve për pasurinë e të dashurit të saj, për të cilën mesa duket, diva shqiptare nuk do t’ia dijë. Ajo ka thënë se është e dashuruar me Valin, madje në një intervistë javën e kaluar ajo ka thënë se e sheh veten shumë shpejt nënë.
/Shqiptarja.com