Ademi: Shkodrës po i fshihen të dhënat e të infektuarve nga COVID-19!

Kryebashkiakja Voltana Ademi këmbëngul që qeveria po fsheh informacionet sa i përket të infektuarve me COVID-19 në Shkodër. Ajo shprehet se informacionet mbi numrin e personave të prekur e merr nga mediat dhe jo në rrugë zyrtare. 

" E marr vesh nga media dhe ne duhet ta marrim vesh që në mëngjes. Bashkia duhet të dijë dhe të ketë informacion të domosdoshëm, mendoj që ka informacion të fshehur. Ne na dërgohen përmes prefekturës familjet që duhet t'u vijmë në ndihmë. Ne kemi dërguar vullnetarë dhe më ka rezultuar që ata kishin kontaktuar me familje që rezultojnë pozitive. E pafalshme se duhet të sigurohemi që ato që shkojnë atje duhet të jenë të sigurt. Unë mendoj që qytetit  të Shkodrës po i fshihen të dhënat, nuk i është dhënë info sa qytetarë kanë marrë 127, dhe sa është numri i të infektuarve, një pjesë e mjekëve karantinohen me detyrim dhe një pjesë jo. Shkodrës nuk i është bërë e qartë dhe e dimë shumë mirë pse nuk u morën masat për vetëkarantinimin e detyrueshëm të atyre që erdhën nga dogana e Hanit të Hotit. Nuk është siguruar as policia dhe ministria që t'i verifikojë. I kam marrë personalisht vetë dhe më kanë thënë që s'i kanë marrë në celular", tha Ademi.


Lajmi kryesor:

Ademi për Report Tv: Shkodrës po i fshihen numrat e të infektuarve me COVID-19! I kam kontaktuar unë të ardhurit nga zonat e kuqe, se policia s'e bëri!


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë