Ademi për Report Tv: Shkodrës po i fshihen numrat e të infektuarve me COVID-19! I kam kontaktuar unë të ardhurit nga zonat e kuqe, se policia s'e bëri!

Kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi këmbëngul se qyteti të Shkodrës po i fshihen të dhënat sa i përket numrit të të infektuarve me COVID-19.

Në një intervistë për Report Tv në hapësirën e edicionit qendror me gazetarin, Ademi tha se si kryetare e Bashkisë merr informacionin nga mediat dhe jo në rrugë zyrtare. Teksa nuk ka nguruar të kritikojë qeverinë, sipas së cilët nuk është treguar e përgjegjshme për këtë situatë, Ademi thotë se mes të tjerave nuk ka pasur asnjë angazhim nga ana e policisë së Shtetit për të detyruar vetëkarantinimin e qytetarëve të ardhur nga zonat e kuqe.

Për këtë, thekson kryetarja e Bashkisë, është kujdesur personalisht duke i telefonuar një pjesë të madhe të qytetarëve, duke shtuar se nga ajo bisedë mësoi se nuk i kishte marrë askush në celular.

Ajo ka pasur edhe një përgjigje për deklaratën e ministrit Sandër Lleshaj, i cili e quajti "e paaftë". Ademi tha se refuzon të flasë me gjuhën e njerëzve të papërgjegjshëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
'E paaftë', Ademi për deklaratat e Lleshajt: Gjuhë e njerëzve të papërgjegjshëm

"E paaftë, lëri llafet, hiq lakrat nga rrugët, pazari në Shkodër si në Kandahar" janë fjalët me të cilat ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, iu drejtua kryetares së bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, para disa ditës kur ministri vizitoi qytetin Verior. Ademi iu përgjigj sonte publikisht deklaratës së ministrit gjatë një interviste me gazetarin në Report Tv. Ademi tha se refuzon të flasë me gjuhën e njerëzve të papërgjegjshëm.

"Unë refuzoj që të flasë me të njëjtën gjuhë që flasin njerëzit e papërgjegjshëm." tha Ademi për Report TV. 
 

Ora 21:05
'Po të isha në krye të opozitës, do bashkëpunoja me qeverinë', Ademi i përgjigjet publikisht Jozefina Topallit

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur publikisht deklaratës së Jozefina Topallit, që do tha se nëse do të ishte në qeveri do të bashkëpunonte me qeverinë për situatën e COVID-19.

"Fatkeqësi e madhe që qeveriset në këtë mënyrë dhe nuk janë marrë masat dhe përgjegjësia nga qeveria. Ato që nuk janë pjesë e qeverisje kanë mundësinë për të dhënë mendimin e tyre, me të gjithë kontributin që japin me tezat që shtrohen si diskutim si pjesë e një komuniteti. Mendoj që kjo është diskursi i secilit prej nesh dhe nuk mund të dyshoj askush. Fatkeqësi shumë e madhe të mundohet në kontekstin e Shqipërisë të trajtohen politikisht. Refuzoj me forcë përdorimin politikisht. Bashkëpunimi dhe domosdoshmëria për të folur me njëri-tjetrin për çështje kombëtare është parësore. Do të kemi kohë për të bërë hesape dhe do kemi kohë për të dhënë llogari qytetarëve, por letë dalim njëherë nga kjo pandemi", tha Ademi.

Ora 20:24
Ademi: Shkodrës po i fshihen të dhënat e të infektuarve nga COVID-19!

Kryebashkiakja Voltana Ademi këmbëngul që qeveria po fsheh informacionet sa i përket të infektuarve me COVID-19 në Shkodër. Ajo shprehet se informacionet mbi numrin e personave të prekur e merr nga mediat dhe jo në rrugë zyrtare. 

" E marr vesh nga media dhe ne duhet ta marrim vesh që në mëngjes. Bashkia duhet të dijë dhe të ketë informacion të domosdoshëm, mendoj që ka informacion të fshehur. Ne na dërgohen përmes prefekturës familjet që duhet t'u vijmë në ndihmë. Ne kemi dërguar vullnetarë dhe më ka rezultuar që ata kishin kontaktuar me familje që rezultojnë pozitive. E pafalshme se duhet të sigurohemi që ato që shkojnë atje duhet të jenë të sigurt. Unë mendoj që qytetit  të Shkodrës po i fshihen të dhënat, nuk i është dhënë info sa qytetarë kanë marrë 127, dhe sa është numri i të infektuarve, një pjesë e mjekëve karantinohen me detyrim dhe një pjesë jo. Shkodrës nuk i është bërë e qartë dhe e dimë shumë mirë pse nuk u morën masat për vetëkarantinimin e detyrueshëm të atyre që erdhën nga dogana e Hanit të Hotit. Nuk është siguruar as policia dhe ministria që t'i verifikojë. I kam marrë personalisht vetë dhe më kanë thënë që s'i kanë marrë në celular", tha Ademi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 16/04/2020 12:05

    Edhe ne qofte se i ke kontaktuar punen ke bere!! Jane kryepleqte e fshatrave dhe strukturat e njesive administrative qe kryejne kete pune nen kornizen e KOmisaionit te Mbrojtejs Civile ne qark!! Por une kam nje pyetje: Pse nuk the nje fjale ne sensin pozitiv por gjithmone kunder masave dhe rregullave qe shpalli pushteti qendror??!! Ju po prisni qe ne Shkoder qe te kete katastrofe me qellim qe te ngarkoni me kosto politike Qeverine Rama!! Dhe kjo eshte strategji e djegesit te Shkodres dhe te shkollave, Bardh Ali Spahija!!

    Përgjigju
  • dulja: 16/04/2020 04:16

    kshu eshte kure nuke zbatohen Ligjet qe ne fillime ,po'prete nga dretuset e P D S

    Përgjigju
  • Salepi: 16/04/2020 02:02

    Ci duhet lleshit qe ngaterrohet Me keto pune AI KA VETEM NJE DETYRE TE HELMOJE POPULLIN QE NGRIHET NE PROTESTA KUNDER ED RAMES

    Përgjigju
  • Tatabosh: 16/04/2020 00:06

    Shkina me e keqe e tan Shkodtes mbare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki