Adhuruesja e Berishës dhe e dhëndrit, Zyhra Sorra Kola, kërcënime me vdekje ndaj gazetarëve dhe kryebashkiakut Veliaj

Adhuruesja e Berishës dhe e dhëndrit, Zyhra Sorra Kola, kërcënime me vdekje ndaj gazetarëve dhe kryebashkiakut Veliaj

Berisha dhe Zyhra Kola, autorja e kercenimeve me vdekje

Dëshpërimi i dhëndrit të Sali Berishës, që quhet Jamarbër por që e thërret veten Abi Malltezi, investigimet e gazetarëve ndaj tij për pastrim parash në 19 kullat që ai ka ndërtuar në tokat e ish Kompleksit Partizani, i ndihmuar nga vjehrri Sali Berisha dhe skandale të tjera të thella ende të pabëra publike, kanë ndikuar që vetë ai, por dhe një rreth i pakët ekstremistësh që kanë interesa me të, të publikojnë vazhdimisht në rrjete sociale shpifje dhe kërcënime. Por kjo nuk u mjafton pasi thirrjet e vazhdueshme për urrejtje ndaj kundërshtarëve nxisin militantët më radikalë drejt dhunës dhe  në kërcënime për vdekje ndaj atyre që i konsiderojnë armiq.

Rasti më i fundit është publikimi  i vazhdueshëm që Abi Malltezi bën në faqen e tij Facebook i një fotoje të gazetarit Carlo Bollino me bashkëshorten Alba Malltezi, Kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj dhe bashkëshorten Ajola Xoxe, bërë rreth 10 vite më parë në Alberobello, Itali, ku me fantazinë e tij të sëmurë, rendit një sërë akuzash për të cilat është i specializuar vetë. Botimi më i fundit i fotos shoqëruar me akuza delirante prej tij, është përdorur nga një fanse e tij Zyhra Sorra Kola, 66 vjeç me origjinë nga Bajram Curri, për të publikuar një koment me kërcënime të rënda. “Kater k...duhen vrarë me bukë në gojë”, shkruan  66 vjeçarja Zyra Sorra Kola, duke marrë pëlqimin e një tjetre bashkëpronare në kullat e Partizanit, Rajmonda Bekteshi.

Studio ligjore po shqyrton mundësinë për të paraqitur kallëzim për kanosje pranë policisë së krimeve kibernetike.

Komenti kërcënues i Zyrha Kolës në postimin e dhëndrit të Berishës

G.MO/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/07/2023 02:04

    Klikova emrin e saj ku e keni bere me te kuqe dhe e kuptova pse e ka gjithe kete frustim,s.d.q nuk ja vlen te hetohet per kanosje.Kjo do nje ore te heqe vetullat,pa llogarritur moshen,jo me te kanose e rrezikoje jeten e dikujt.Te rrezikshem jane ata si p.sh ai personi qe grushtoi Berishen.Te sakte nga mendja,ose jo,ketyre qe veprojne papritur, pa paralajmerim duhet t'ju rruhesh,jo ketyre qe lehin e nuk kafshojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë