Në fillim u përfol se Adi Krasta do të prezantonte festivalin jubile të këngës në RTSH, por më pas rezultoi se ai nuk figuronte as tek emrat e mundshëm. Kjo pasi menjëherë pas zhvendosjes nga Top Channel në Vizion Plus gazetari i njohur ishte impenjuar seriozisht me emosionin e radhës. Por sot mësojmë se përfundimisht Krasta do të jetë prezantuesei zyrtar i Festivalit të Këngës, mision të cilin ai do ta ndajë së bashku me këngëtaren e njohur të muzikës zhaz Eda Zari. Nga ana tjetër kemi zbuluar gjithashtu se regjisori i këtij evenimenti do të jetë Osman Mula një prej emrave që ka firmosur më shumë se askush tjetër pjesëmarrjen dhe drejtimin e këtij evenimenti të njohur të muzikës shqiptare.
/Shqiptarja.com









