Krastës i është besuar drejtimi i programit të madh të çdo të diele në Top Channel, “E Diell”, në të cilin ai do të jetë i shoqëruar nga një staf profesional i televizionit më të madh në vend.
Ky është një rikthim i Adi Kratës në skuadrën e Top Channel, pas eksperiencave fillimisht me emisionin e mëngjesit “New Day”, “quiz show” “100 milionë” e për të vijuar më pas me drejtimin e programit “E Diell” për dy sezone.
(d.b/Shqiptarja.com)