Adiola Bani për Report Tv: Mot i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, diell shi dhe prapë diell! Luhatje të shumta brenda 72 orëve

Gjatë fundjavës, moti do të jetë mjaft i paqëndrueshëm. Sipas metereologes Adiola Bani, e cila foli për Report Tv, tha se temperatura janë ngritur gjatë ditës së sotme në krahasim me ditën e djeshme.  

“Mëngjesi i sotëm ka sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, me të paktën 4 gradë gjatë mëngjesit, rritje e cila do të pasqyrohet edhe në vlerat gjatë mesditës. Mëngjesi i sotëm nga -8 kur ka shënuar ditën e djeshme sot është ngjitur në -3 apo -4 në zonat e thella malore, ndërsa maksimumi rreth vlerës 11 dhe 12 gradë celsius.”

"Ajo shtoi se gjatë së shtunës dhe së dielës, temperatura do të rriten edhe më shumë. Kjo rritje e temperaturave, do të shoqërohet edhe me ardhjen e një sistemi të dëndur vranësirash në zonën veriore dhe veriperëndimore, duke na sjellë rrebeshe shiu. Por sërish, paraditja e ditës së shtunë edhe kryesisht mesdita dhe mbrëmja na sjellin motin e kthjellët."

“Rritje më të ndjeshme na sjellë e shtuna dhe e diela sidomos gjatë mëngjesit ku termometri ngjitet serish ne -1 apo -2 në zonat e thella malore, ndërsa maksimumi parashikohet rreth vlerës 13 gradë celsius.

Në fakt kjo rritje e temperaturave do të pasqyrohet edhe nga ardhja e një sistemi të dendur vranësirash mbi territorin shqiptarë ku fillimisht do të përfshijë sot gjatë orëve të mbrëmjes zonën veriore, veriperëndimorë duke na sjellë rrebeshe shiu dhe gjatë orëve të natës dhe pas mesnatës, duke u gdhirë dita e shtunë na sjellë  reshje shiu me intensitet.

Por sërish paraditja e ditës së shtunë edhe kryesisht mesdita dhe mbrëmja na sjellin motin e kthjellët.”

Të dielën, paradite do të kthehen përsëri reshjet e pakta, ndërkohë gjatë pasdites do të ketë fuqizim të reshjeve në të gjithë territorin shqiptar që herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve.

“E diela gjatë paradites do të na paraqitet me reshje të paketa dhe të izoluara por serish mesdita dhe pasditja e ditës së diel sjellin fuqizim të reshjeve në të gjithë territorin shqiptar që herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve.”

Adiola Bani, tha se fatmirësisht episodet e reshjeve do të jenë të shkurtra dhe jo shqetësuese për zonat më problematike.

“Fatmirësisht janë episode të shkurtra, mbeten shumë të shkurtra në kohë dhe janë  të ndërprera nga intervale me kthjellime. Edhe ne zonat me problematike në zonat veri-perëndimore, aty ku kemi patur problematike presim edhe në këto zona reshje deri në 40 mm në 24 orë."

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël