ADISA në Librazhd! Mbi 300 shërbime në një zyrë të vetme. Balla: Luftojmë korrupsionin

ADISA në Librazhd! Mbi 300 shërbime në një zyrë të vetme. Balla: Luftojmë korrupsionin

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ka çelur zyrën e saj në qytetin e Librazhdit nga ku do të ofrohen 300 shërbime lokale apo kombëtare si dhe marrja e informacionit të domosdoshëm për 900 shërbime të tjera publike.

ADISA synon transformimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve publike në Shqipëri, përmes qasjes me qytetarin dhe përmirësimin e shërbimeve me natyrë administrative për qytetarin dhe biznesin.

Kryetari i grupit Parlamentar Taulant Balla, Drejtoresha e BB në Shqipëri Limya Eltayeb, Drejtori Ekzekutiv i ADISA-s Lorin Ymeri dhe Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra morën pjesë në hapjen e zyrave të reja të cilat ndodhen ne godinën e Bashkisë së Librazhdit.

Balla e vuri theksin tek përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarit dhe rritjen e transparencës:

“Beteja jonë kryesore është përmirësimi i shërbimit ndaj njerëzve. Me vëmendjen ndaj njerëzve kemi reformuar tërësisht ofrimin e shërbimeve bazë ndaj komunitetit.

Në këtë zyrë ofrohen 300 shërbime bazë, nga shërbimi i transportit rrugor, shërbimi postar, shërbime të hipotekës, shërbime të taksave vendore, shërbime që lidhen me ujësjellës kanalizime, pra gjithçka është e përmbledhur në një zyrë për t’u shërbyer 30 mijë banorëve të zonës tonë.

Themeli i projektit ADISA ka qenë parimi “one stop shop” pra qytetari merr shërbimet në një zyrë të vetme, pa shpenzuar kohë dhe para.

Jemi në një fazë të rëndësishme të një reformimi të thellë të shërbimeve ndaj njerëzve ku rrisim transparencën dhe luftojmë korrupsionin,  pasi kjo është beteja jonë bazë në punën e përditshme në shërbim të njerëzve.”

Për Drejtorin Ekzekutiv të ADISA-s, ofrimi i shërbimit cilësor dhe efektiv ndaj qytetari mbeten sfidat parësore:

“Ne ofrojmë mbi 300 shërbime, lokale dhe qëndrore, siç janë shërbimet e Drejtorisë së Transportit Rrugor, Agjencisë Shtetërore Kadastrës, po ashtu janë mbi 170 shërbime të Qendrës kombëtare të Biznesit, Institutit të Sigurimeve Shoqërore etj.

Ofrojmë gjithashtu në këtë qendër informacion të detajuar për më shumë se 900 shërbime publike, që do të thotë; qytetarët të vijnë në qendër, të marrin informacion dhe për shërbimet që nuk ofrohen në këtë qendër, por informacion të detajuar që përfshin dokumentat që nevojiten për këtë shërbim, vendin ku mund të aplikohet, tarifat nëse ka, kohën që nevojitet për të marrë shërbimin.

Pra, është një qendër e integruar e mirëfilltë që do t’i shërbejë më shumë se 30 mijë qytetarëve të Bashkisë Librazhd” tha Lorin Ymeri.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit tha se Reforma Territoriale solli me vete një sfidë të madhe, atë të shërbimit cilësor ndaj qytetarit, dhe sot ADISA arrin të gjitha pritshmëritë për një shërbim dinjitoz:

“Reforma Territoriale do të ishte e paplotë nëse ne nuk do të rrisnim gamën e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kjo zyrë sot është në shërbim të qytetarëve dhe është një ndihmë e madhe për ta pasi shmang në maksimum kalimin nga një zyrë në tjetrën apo më keq akoma nga një qytet në një tjetër.

Mjafton të vijnë në këtë sallë dhe të gjitha kërkesat që kanë, për të marrë informacion apo për të aplikuar mund ta bëjnë këtu.”

Hapja e zyrës ADISA në Librazhd u bë e mundur falë bashkëpunimit të Qeverisë Shqiptare, BB, Projektit Star,  Bashkisë Librazhd etj.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje