Njeriu që jetoi tre muaj në aeroport nga frika e Covid

Njeriu që jetoi tre muaj në aeroport nga frika e Covid

Një burrë shumë i frikësuar për të fluturuar për shkak të pandemisë jetoi i fshehur në një zonë të sigurt të aeroportit ndërkombëtar të Çikagos për tre muaj, thanë prokurorët amerikan. Aditya Singh, 36 vjeç u arrestua të Shtunën pasi stafi i linjës ajrore i kërkoi atij të paraqiste identifikimin e tij. Ai tregoi një distinktiv, por dyshohet se i përkiste një menaxheri operacionesh. Policia thotë se Singh arriti në një fluturim nga Los Anxhelos për në Aeroportin Ndërkombëtar O'Hare në 19 Tetor. Ai thuhet se gjeti distinktivin e stafit në aeroport dhe ishte "i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covid", tha Ndihmës Avokatja e Shtetit Kathleen Hagerty. Ai arriti të jetonte me dhurata nga pasagjerë të tjerë.

Gjyqtarja e Qarkut Cook Susana Ortiz shprehu habinë për rrethanat e çështjes. "Pra, nëse ju kuptoj saktë, ju po më tregoni se një individ i paautorizuar, jo i punësuar, thuhet se po jetonte brenda një pjese të sigurt të terminalit të aeroportit O'Hare nga 19 tetor 2020 deri më 16 janar 2021 dhe nuk u zbulua?.

Singh jeton në një periferi të Los Angeles dhe nuk ka një formim kriminal, sipas Ndihmësit të Mbrojtësit të Publikut Courtney Smallëood. Nuk është e qartë pse ai ishte në Çikago. Ai është akuzuar për shkelje në një zonë të kufizuar të një aeroporti dhe kundërvajtje.

"Gjykata i konsideron këto fakte dhe rrethana mjaft tronditëse për periudhën e pretenduar kohore që ndodhi kjo," tha gjykatësi Ortiz. Departamenti i Aviacionit të Çikagos, i cili mbikëqyr aeroportet e qytetit, tha në një deklaratë: "Ndërsa ky incident mbetet nën hetim, ne kemi qenë në gjendje të përcaktojmë se ky zotëri nuk përbënte rrezik sigurie për aeroportin ose për publikun që udhëtonte."

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen