Administrata, 146 punonjës me
kontratë të përkohshme shtesë

TIRANE- Pikërisht në ditën kur dhjetë ish-punonjës të administratës të pushuar nga puna kanë vendosur të bëjnë grevë urie afër Qendër Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori” apo siç quhet ndryshe “Piramida” qeveria miraton një shtesë për punonjës të përkohshëm në aministratën shtetërore shqiptare.

Në këtë mënyrë, Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e djeshme një shtesë prej 146 punonjësish me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qëndrore. Kështu, në vendimin nr.35, datë 29.1.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, thuhet se “Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2014, në njësitë e qeverisjes qendrore është 756 veta”. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korente të miratuara në buxhetin përkatës të institucioneve për vitin 2014 në vijim.

Përjashtimisht për Shtëpinë e Pushimit Durrës, efektet financiare përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit. Vendimi ngarkon ministritë dhe institucionet buxhetore, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve brenda kritereve të vendimit nr.1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”, në mënyrë që të përfitohet paga pë rtë gjitha këto shtesa emergjencë në administratën shtetërore.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion