Administrata, 1723 vende pune
 me kontratë të përkohshme

Administrata, 1723 vende pune<br /> me kontratë të përkohshme
TIRANE - Për vitin 2016 do të jenë 1723 punonjës dhe praktikantë me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore. Sipas vendimit të qeverisë punonjës me kontratë të përkohshme do të marrin të gjitha ministritë. Numrin më të lartë të punonjësve do ta ketë Ministria e Financave, plot 575, ku 500 do të punojnë në Drejtorinë e Tatimeve.
 
Nga 1723 punonjës, 200 prej tyre janë praktikantë që do të fitojnë një kontratë pune.
 
Një pjesë e punonjësve do të paguhet në bazë të orëve që do punojnë.
 
“Pagesa për mjekët e kontraktuar të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i referohet vendimit përkatës të pagave për sistemin shëndetësor dhe pagesa për punonjësit e kontraktuar për Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, Agjencinë Kombëtare të Duhan-Cigareve dhe Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për shkak të veçorisë së punës, përllogaritet sipas volumit të punës së kryer dhe kjo pagesë kryhet sipas preventivit përkatës”, - thuhet në vendimin e qeverisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë