Administrata amerikane mohon raportimet për një agjent në qarqet e larta ruse

Administrata amerikane mohon raportimet për një agjent në qarqet e larta ruse

Administrata e presidentit Trump, mohoi njoftimet e medieve amerikane se evakuoi nga Moska një agjent të nivelit të lartë të CIA-s, pasi që ai zbuloi se presidenti rus Vladimir Putin, urdhëroi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në dobi të Donald Trumpit.

The New York Times dhe rrjeti televiziv CNN, thanë se Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara se spiuni mund të zbulohej për shkak të kundërthënieve në Shtetet e Bashkuara rreth ndërhyrjes ruse.

Të dyja organizatat e lajmeve thanë se personi u evakuua nga Rusia në vitin 2017, pasi kishte refuzuar një ofertë të mëhershme për t’u larguar prej andej.

"I kam parë raportimet. Ato janë materialisht të pasakta”, tha të martën sekretari i shtetit Mike Pompeo, pa e saktësuar se çfarë kishin të gabuar raportimet.

Sekretari Pompeo ishte shef i CIA-s në vitin 2017 kur pretendohet se agjenti u tërhoq nga Rusia.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, tha se raportimet e medies janë të rrezikshme dhe kërcënojnë jetë njerëzish.

Rrjeti CNN tha se vendimi për ta larguar informatorin u mor pas shqetësimeve për keqmenaxhim të informacionit të klasifikuar nga presidenti Donald Trump dhe anëtarët e administratës së tij, që mund të conte ne zbulimin e tij. CIA e vlerësoi këtë raportim “të pasaktë”.

Mediet ruse e identifikuan ndërkaq agjentin e dyshuar si Oleg Smolenkov.

Sipas raportimeve, CIA e rekrutoi Oleg Smolenkovin disa dekada më parë. Ai u ngjit ngadalë në burokracinë qeveritare ruse duke u shndërruar në atë që The New York Times e përshkroi si “shumë vlefshëm” dhe me qasje edhe në zyrën e presidentit Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të martën se Oleg Smolenkov ka punuar vërtet për zyrën e presidentit rus, por nuk ka qenë në pozicion të lartë dhe nuk kishte kontakte të drejtpërdrejta me presidentin Putin.

Presidenti rus vazhdimisht ka mohuar ndërhyrjen e qeverisë së tij në zgjedhjet e vitit 2016 dhe presidenti Trump i ka mbështetur pohimet e presidentit Putin, madje edhe pasi që shërbimet amerikane të zbulimit thanë se nuk ka dyshim që kishte ndërhyrje ruse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale