Foto nga vendkalimi Kerem Shalom
Administrata amerikane e Joe Biden ka rritur presionin ndaj Izraelit për të rihapur vendkalimin Kerem Shalom në mënyrë që të hyjnë sa më shumë ndihma humanitare në Gaza.
Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë i tha Times of Israel: "Ne e kemi bërë këtë kërkesë prej disa kohësh. Përgjigja e qeverisë izraelite ishte se ata mund të forcojnë kapacitetin e Rafahut, por ne kemi arritur në përfundimin se nuk është kështu”, tha ai.
Po ashtu ai shtoi: "Shpresojmë së shpejti për një përgjigje nga qeveria izraelite”.
Lajmi kryesor:
'Vriten nëntë ushtarë izraelitë në një pritë në Gaza', Netanyahu: Lufta vazhdon pavarësisht presionit ndërkombëtar









